Analiza e “Foreign Policy”: Si të rindezësh luftën në Ballkan
Në fund të tetorit shtypi serb shkroi për një takim me dyer të mbyllura midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ku është diskutuar ideja se SHBA dhe Rusia të bëheshin protektorët ndërkombëtarë për marveshjen e mundëshme të ndryshimit të kufinjve.Takimi Bolton – Lavrov/ Një marëveshje e fshehtë ruso- amerikane për kufijtë e Kosovës
Në fakt sado konspirative të duken këto informacione, një gjë është e qartë si drita e diellit. Qëndrimet e Moskës dhe të Uashingtonit nuyk kanë qenë kurrë më afër sesa sot. Nga njëra anë diplomacia Ruse thotë se pranon çdo marrëveshje që e pranon edhe Serbia kurse krahu radikal Bolton pretendon se nëse problemi zgjidhet nga dy palët, askush nuk ka pre e kundërshton më pas ndërkombëtarisht. Pikërisht tek ky njeri, që flet në vesh Trumpit për të ndarë kosovën trokiti pardje Hashim Thaçi. Pas takimit Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje. A do të ndodhë ajo ashtu sikurse e kanë paraqitur Vuçiç dhe Thaçi dhe siç e ka përkrahur Boltoni. Zërat e atyre që kërkojnë ruajtjen e linjës tradicionale brenda Shtëpisë së bardhë po bëhen më të dobët. Ashtu siç rrëfen në librin e tij “Turp” gazeari i vjetër Bob Woodward, vetë Trumpi tall ata si “demokratë”. Prandaj shancet që këmbëngulja e një njeriu që ka qenë kundër Kosovës edhe në 1999 dhe në 2008, ta shpjerë përpara idenë e ndarjes nuk janë të vogla. ©Lapsi.alAnaliza në “The New York Times”: Një plan ofensiv për Ballkanin që SHBA duhet ta mbështesë